Site icon PrishtinaPress

Çitaku për letrën e Gërvallës: Skandaloze në formë e përmbajtje, diplomacia s’është lojë fëmijësh

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka cilësuar si skandaloze letrën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, dërguar sot Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u zotua se deri në fund të majit Kosova do ta shkruajë draft-statutin e Asociacionit.

Çitaku tha se letra e Gërvallës është skandalozë në përmbajtje e skandaloze në formë.

“Skandaloze letra e Ministres së Punëve të Jashtme. Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatët. Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, shkroi Çitaku.

Ndërsa, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një konferencë për media tha se letra e sotme është përsëritje e zotimit që krerët e shtetit e kanë bërë muajin e kaluar për sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Exit mobile version