3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku për largimin e sulmuesve të 24 shtatorit nga Banjska: Duhet të jetë objekt i një hetimi të veçantë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka deklaruar se kryeorganizatori i sulmit të 24 shtatorit në Bansjkë, Milan Radojçiq dhe grupi i tij, janë lënë të lirë për të kaluar në Serbi “në ditë të diellit”.

“Është e qartë që ka pasur një vendim që ata të jenë të lirë të largohen. Ata janë larguar në dritë të diellit, në ambient të hapur kanë ecur dhe janë larguar për në Serbi”, ka thënë Çitaku.

Në kontekst të kësaj ngjarje, Çitaku ka deklaruar se për këtë duhet të ketë hetime.

“Kjo duhet të jetë objekt i një hetimi të veçantë, mënyra se si është zhvilluar ngjarja atë ditë. Ku ka qenë kryeministri? Ku ka qenë ministri i Punëve të Brendshme? Ku ka qenë drejtori i Policisë?”, tha ajo për emisionin “Frontal” në T7.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img