Site icon PrishtinaPress

Çitaku për deklaratën e ministres Gërvalla: Çfarë papërgjegjësie

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së ministres Gërvalla.

Ajo e ka konsideruar “papërgjegjësi, të përzier me megalomani dhe injorancë” deklaratën e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, që të shtunën e quajti Bashkimin Evropian “tigër prej letre” në aspektin e sigurisë, pa NATO-n e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare. Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megallomani dhe injorancë. Zatën, këto të trija rëndom shkojnë bashkë. Sa për referencë, “ tigër prej letre” i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Exit mobile version