7.7 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku, për Bedri Hamzën: S’janë virtyte të vogla me qenë i ndershëm, punëtor dhe m’i realizu premtimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Vlora Çitaku ka shprehur mbështetje të fortë për Bedri Hamzën, kandidatin e kësaj partie për kryeministër. Gjatë një paraqitje në “Pressing” të T7, Çitaku e përgëzoi Hamzën për integritetin dhe përkushtimin e tij.

Ajo theksoi karrierën e gjerë të Hamzës në shërbimin publik, veçanërisht në rolet që lidhen me mbikëqyrjen financiare. Çitaku ka theksuar se përkundër punës së tij në fusha të ndjeshme financiare, reputacioni i Hamzës mbetet i paprekur.

“Jam e bindur e do të bideni edhe ju, që kandidati ynë për kryeministër. Nuk janë virtyte të vogla me qenë i ndershëm, punëtor, me i realizu premtimet. Me qenë 25 vite në shërbim publik, shumicën e kohës te paraja e mos me pas asnjë aferë apo skandal. Me jetu në Mitrovicë, me një banesë, me familjen e tij, edhe me udhëtu çdo ditë Prishtinë. Ai është një njeri serioz, ai jeton në Kosovë, jeton me ne”, ka thënë Çitaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img