Site icon PrishtinaPress

Çitaku: Pas vizitës studimore në SHBA, Kurti e paska bërë shqiponjën me studentët në Zvicër

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar qëndrimin jashtë Kosovës të kryeministrit Kurti tash e tri javë duke e quajtur të papërgjegjshme. Çitaku ka ironizuar me vazhdimin e vizitës së Kurtit nga ShBA në Zvicër dhe qëndrimin në një fabrikë çokolladash.

Çitaku ka thënë se vizita e Kurtit në SHBA mund të kualifikohet si studentore.

“E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjëshme që Kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar njê fabrikë të çokolladave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti”, ka shkruar ajo.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA ka thënë tutje se bordi i ri i AKP-së i emëruar nga Kurti ka shpallur valën e re të privatizimeve përkundër deklaratave të Kurtit se s’do të ketë privatizime.

“Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka shkruar ajo.

 

Exit mobile version