Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas shkarkimit të nënkryetares së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se është krenare me ish-nënkryetarën e Prishtines dhe se është krenare që ajo nuk ka pranuar të jetë pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badoc, qoftë në procesin e digjitalizimit, shkruan PrishtinaPress.
Çitaku gjithashtu theksoi se kryetarit të Prishtinës, do t’i kthejm përgjigjjen e merituar zyrtarisht e jo përmes Facebook. /PrishtinaPress/
Postimi i plotë:
Donjetë, une jam krenare me ty. Jam krenare me modelin e angazhimit qytetar e politik qe ti e përfaqëson.
Jam krenare që një grua e re si ti ka vendosë me e vu krejt kapitalin njerëzor, intelektual dhe politik ne shërbim të vendit.
Jam krenare sepse ti je vlere e shtuar per ne si vend.
E këto lojërat e ndyta politike janë posaçërisht të rënda për gratë profesioniste e të pakompremetuara. Shkarkimi përmes Facebook është më i lehtë kur mungojnë argumentet.
Jam krenare që nuk ke pranuar të jeshë pjesë e skemave abuzive qoftë me pronat në Badoc, qoftë në procesin e digjitalizimit.
Donjetë, je dhe ke me mbetë faqebardhë. Vetëm përpara.
E Përparimit përgjien e merituar do tia japim zyrtarisht. Jo në Facebook.