Site icon PrishtinaPress

Çitaku: Pandëshkueshmëria, kjo kryefjalë e Qeverisë Kurti 2

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, ku ndër të tjera u theksuan aferat korruptive qeveritare dhe mungesa e ndëshkimit të tyre.

Çitaku tha se “pandëshkueshmëria”, bazuar në këtë raport, po del të jetë kryefjalë e Qeverisë Kurti 2, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Pandëshkueshmëri për korrupcion, pandëshkueshmëri për dhunë ndaj grave dhe grupeve tjera të ndjeshme”, tha ajo në Facebook.

“Martin Berishaj personi më përfaqësues i establishmentit revolucionar”, tha tutje.

Dje DASH ka publikuar raportin vjetor për Kosovën. Është përmendur korrupsioni, mungesa e transparencës së Qeverisë, dhuna, rasti i mostrave të Astrit Deharit, dënimi i Salih Mudtafës nga Gjykata Speciale në Hagë. Në raport flitet edhe për vrasjen e gruas shtatzënë nga ish-burri i saj në oborrin e QKUK-së. /Reporteri.net/.

Exit mobile version