Site icon PrishtinaPress

Çitaku: Pa një zor të madh kupola e shtetit s’do ta mbronte Martin Berishajn

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka komentuar edhe njëherë raportimet e mediave sllovene dhe së fundmi edhe kosovare për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Ajo ka shkruar të premten se krerët e lartë shterërorë kanë një “zor të madh” që po e mbrojnë ambasadorin Berishaj.

“Po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngrihet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt. Jam e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurtit”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Edhe më tutje ka shumë reagime që Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti nuk e konsiderojnë shkarkimin e ambasadorit dhe në të gjitha rastet që janë pyetur për të, e kanë mbrojtur.

Çitiaku në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, kërkoi hetimin dhe shkarkimin e ambasadorit Berishaj, pas fakteve të reja, që, sipas saj, e dëshmojnë përfshirjen e tij në skandalin energjetik./Prishtinapress/

Exit mobile version