Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku me një postim në rrjetin social, ka shpërndarë një fotografi kur ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe qeveria e tij kishin marrë vendim që tekstet shkollore për fëmijët e shkollave fillore të shpërndaheshin falas.
Çitaku tha se nëse qeveria nuk shpërndan librat falas më, nga kjo do të preken mbi 300 mijë familje të cilat do të jenë të detyruara të ua blejnë librat fëmijëve të tyre, shkruan lajmi.net.
Ajo tha se kjo çështje ishte e rregulluar thuajse para 15 viteve nga ish-kryeministri Thaçi.
Postimi i plotë:
Mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla. Këtë çështje e kishte zgjidhur rreth 15 vite më parë ish-kryeministri Hashim Thaçi, duke u lehtësuar sadopak barrën e shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, përmes sigurimit të librave falas.