Site icon PrishtinaPress

Çitaku: Një ditë pasi paralajmëroi sulmin e planifikuar të Serbisë, Kurti iku vet në Oslo

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur “marrëzi”, largimin e kryeministrit të Kosovës nga vendi vetëm një ditë pasi paralajmëroi “sulme nga Serbia”.

“Nuk kam se si ta kualifikoj ndryshe përpos se si marrëzi”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Një ditë pasi paralajmëroi në konferencë për shtyp sulmin e planifikuar të Serbisë kundër Kosovës, Kryeministri Kurti vet shkoi në Oslo për vizitë private, e partia e tij hyri në garë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut”, ka vijuar Çitaku në reagimin e saj.

Ajo thotë se Kosova meriton më mirë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se ish nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq që mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit, po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.

“Pas sulmit terrorist e kriminal, Milan Radoiçiq u lirua nga gjykata serbe në kohë rekorde. Ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme të tjera në vendin tonë bashkë me disa pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”. Radoiçiq po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të Shërbimit sekret serb BIA, në ambientet e firmës Jablanovica në Rashkë ngjashëm me ato të Novi Pazarit po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Po realisht në këtë ndërtesë strehohen disa nga pjesëtarë e grupit terrorist “Mbrojtja civile” që kryejnë vëzhgime në territorin e Kosovës”, tha ai.

Exit mobile version