Site icon PrishtinaPress

Çitaku në 4-vjetorin e arrestimit të Thaçit e Veselit: Dielli do të lindë përsëri

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në 4-vjetorin e arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Përmes një fotografie të postuar në rrjetet sociale ku shihen Thaçi, Veseli e Çitaku, ajo ka shkruar “dielli do të lindë përsëri”.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli patën udhëtuar për në Hagë më 5 nëntor të vitit 2020, pasi mbi ta rëndojnë akuzat për krime lufte, krime kundër njerëzimit e akuza të tjera.

Exit mobile version