Site icon PrishtinaPress

Çitaku merr pjesë në protestën e nesërme, thirrje bën edhe platforma “Liria ka Emër”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se do të jetë pjesë e protestës së nesërme që zë vend në Prishtinë.

“Nesër do të dal në protestë.

Për gjithë ato gra e burra që patën guxim ta mundin frikën dhe vdekjen.

Për dajën tim të vrarë me pushkë në dorë.

Për ushtarët e gjallë, por fatkeqësisht të fyer e të nëpërkëmbur” ka thënë Çitaku në njoftimin e saj.

Nesër, më fillim nga ora 18:00, në sheshin “Skënderbeu”, në kundërshtim të veprimeve të fundit të qeverisë, një grup i qytetarëve do të mbajë protestë.

“Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet na veprimet skandaloze. Prandaj, të shtunën më 15 korrik protestojmë të gjithë kundër skandaleve qeveritare, kundër koordinimit me Millan Radojqiqin! Kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e protestës.

Protestën e ka përkrahur edhe platforma “Liria ka Emër”.

Exit mobile version