Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se Qeveria është duke i mbajtur në terr informativ qytetarët e Kosovës.
“Qeveria po na mbanë në terr informativ. Lajmet e vetme për zhvillimet në veri të vendit po i marrim nga mediat”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
“Kryeministër çka po ndodhë? A ka pasë eksplodime? A ka pasë ndjekje të personelit të KQZ-së”, ka deklaruar ajo.
Po ashtu e ka pyetur Kurtin “a po kalon Serbia?”.
Serbët në veri nuk kanë lejuar sot që zyrtarët komunal të zgjedhjeve të kryejnë detyrën e tyre lidhur me zgjedhjet lokale që do të mbahen me 18 dhjetor.