0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku, Kurtit: Kosova është më e madhe sesa egoja jote, mashtrimi po i vije fundi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, për qasje të gabuar ndaj aleatëve.

Çitaku tha se Serbia dje e nënshkroi marrëveshjen me Amerikën për investime strategjike në fushën e energjetikës, pas marrëveshjes me Gjermaninë për litiumin e pas asaj me Francën për avionët e avancuar ushtarakë, e sipas saj, Kosova është e izoluar, e sanksionuar dhe e përjashtuar.

“Kur miqtë tanë, ata pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishim as të lirë e as të pavarur, që të gjithë, na thonë që jemi në rrugë të gabuar, është koha me e pa veten në pasqyre”.

“Nuk na ka faj kërkush. Biden i keq, Trump i keq, Mogerini e keqe, Borelli i keq, Greneli i keq, Lajcak i keq, Merkel e keqe, Scholz i keq, Macroni i keq, Rama i keq. Krejt na kanë faj. A po Albin? Vetëm ti e ke mirë. Ti edhe kush? Kush janë aleatët e tu Albin? Se pa aleatë nuk mundet as Amerika”, shkroi Çitaku.

Tutje, ajo i tha Kurtit se Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme sesa egoja e tij, teksa shtoi se “mashtrimit tënd po i vije fundi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img