Site icon PrishtinaPress

Çitaku – Kurtit: Ke shkarkuar ministra shqiptarë për një fjalë goje, Rakiqin po e mban në Qeveri

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke I thënë se ka shkarkuar ministria shqiptarë për një fjalë goje, ndërsa Goran Rakiçin po e mbanë në Qeveri.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se çështja nuk ka të bëjë se a do të bashkëpunojë Lista Serbe me opozitën, por pse Rakic është ende në qeveri.

“Kryeministri Kurti ka shkarkuar Ministra shqiptarë për një fjalë goje, e Rakici është aty, në qeverinë e tij. Çështja nuk është a do të bashkëpunojë opozita me LS, sepse një bashkëpunim i tillë nuk është në plan, çështja është pse Rakic është ende në qeveri!”, tha ajo.

Exit mobile version