Site icon PrishtinaPress

Çitaku: Kurti nuk do të qeverisë, ai do të sundojë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur sot për mënyrën se si kryeministri i Kosovës, po i qaset problemit me greva.Ajo tha se Kurti nuk ka dëshirë të qeverisë por të sundojë.

“Kryeministri po sillet me grevistët njëjtë si me veteranët, me mediat që besa me partitë opozitare. Kryeministri nuk do të qeverisë, ai do të sundojë, sepse qeverisja kërkon dialog, qeverisja nënkupton kompromis”, ka thënë Citaku.Çitaku la fajtor Kurtin që sot dyert e shkollave janë të mbyllura për nxënës.

“Dyert e shkollave po i mban të mbyllura Albin Kurti me kokëfortësinë e tij dhe refuzimin e tij për t’u takuar me sindikalistët dhe për të arritur marrëveshje. Kjo kokëfortësi e kryeministrit na i ka lënë fëmijët pa shkuar në shkollë”, ka thënë Çitaku në Frontal.

Exit mobile version