-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku kujton migrimin kur ajo ishte ministre: Qeveria sot e trajton këtë në mënyrë tallëse dhe përbuzëse

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të zëvendëskryeministrit Bislimi, se ikja e qytetarëve nga Kosova është normale.

Çitaku ka kujtuar kohën kur Kosova përballej me një valë të madhe të migrimit kur ajo ishte Ministre e Integrimeve Evropiane.

Çitaku ka thënë se nga presidentja e deri te kryetarët e komunave të tërë kanë qenë në terren për të diskutuar, për ta trajtuar këtë sfidë, por që sot trajtohet nga qeveria në mënyrë tallëse dhe përbuzëse.

Postimi i plotë:

Si sot e kujtoj kohën kur Kosova përballej me një valë të madhe të migrimit. Unë isha Ministre e Integrimeve Evropiane.

Sikurse që mbajë mend se atëbotë bartësit e institucioneve të Kosovës, duke filuar nga Presidentja Jahjaga e deri tek secili Kryetarë Komune, ishim në teren, në fshatëra a qytete, për të diskutuar. Ne e pranonim dhe e trajtonim si sfidë dhe si shqetësim. Mundoheshim së paku të dëgjonim.

Ndërkohë që sot, migrimi trajtohet nga Qeveria në mënyrë tallëse dhe përbuzëse.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img