0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Kryeministër, në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti për takimin e sotëm në Bruksel.

Ajo ka thënë se Kurti në Ohër e ka pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në qendër të asaj marrëveshje ka qenë asociacionin.

“Kryeministër, Ju në Ohër e keni pranuar një marrëveshje e cila në krye e ka mosnjohjen reciproke, e në qendër jo vetëm asociacionin, por edhe potencialisht autonominë politike. E sa për njohje de facto, ai realitet ekziston shumë kohë para jush. Sidoqoftë, një situatë si kjo sot, ku barrën e dështimit të procesit, sipas ndërmjetësve, e merr Kosova, do ta paguajmë rëndë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka akuzuar kryeministrin Kurti për arrogancë.

“Arroganca e frazeologjia boshe e populliste nuk pinë ujë as në Bruksel e as në Ëashington. E Serbia është po ajo që ka qenë gjithmonë. Si në Rambuje, njejtë edhe në Vienë më vonë, e tash në Bruksel. Po fati i Serbisë nuk është brenga jonë. A duan të hyjnë ata në BE a jo, është zgjedhje e tyre. Ne duhet të brengosemi për të ardhmen evropiane të vendit tonë”, ka shkruar Çitaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img