10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: Kryeministër, mos humbë kohë me targa

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit njoftoi se vendimi për targat të mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime, ku do të shkohet me përshkallëzim të masave, fillimisht 21 ditë, pastaj çdo dy muaj deri me 21 prill 2023. Ai ka thënë se deri me datën 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook ironizoi me vendimin e Qeverisë duke pyetur se “masa e qortimit, a do të thotë që do t’u ftohen prindërit?”.

Megjithatë, ajo i kërkoi kryeministrit Kurtit që të mos humbë kohë me targat, pasi sipas saj, konteksti gjeopolitik është në anën tonë.

“Kjo puna e qortimit a po i bjen që kanë me ua thirrë prindërit a qysh. Kryeministër, mos humbë kohë me targa. Konteksti gjeopolitik është në anën tonë. Marrëveshja gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke në qendër është e mundur nëse punojmë mençur dhe me maturi”, shkroi ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img