Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe VV-në, për siç tha ajo, kacafytjet e tyre me ShBA-në dhe BE-në.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se kacafytjet e tyre publike herë me ShBA-në, herë me BE-në u kanë sjellur vetëm një të mirë – “po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme”.
Tutje, Çitaku përmendi edhe emërimin e drejtorit të ri të KEK-ut, për të cilin tha se është zyrtar i VV-së.
Lexoni të plotë postimin:
Kryeministri dhe eksponentët e VV vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët.
Kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në u kanë sjellur vetëm një të mirë. Po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.
Dje një zyrtar i VV-së u emërua drejtor i KEK-ut. Kjo pas arrestimit të ish Drejtorit, i cili poashtu ka qenë zyrtar i VV-së.
Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompenzuar mungesën e sukseseve në qeverisje , dhe për të mbuluar skandalet.
Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi.