Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit.
Ajo këtë kërkesë e ka shprehur në profilin e saj në Facebook, ku ndër të tjera ka thënë që “me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit.
“Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar”.
“Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë”, ka shkruar ajo në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Po shpresoj që me këtë javë merr fund edhe vallja e rrezikshme e popullizmit, të ciliës paturpësisht i ka prirë Albin Kurti, duke përbaltur e lënduar secilin që ka menduar ndryshe nga Albini opozitar.
Për vitet e humbura dhe mundësitë e pashfrytëzuara nga helmi i vjellur nga populizmi dhe oportunizmi i Kurtit do flasim prapë.
Tani Albin,
Pak transparencë për marrëveshjen dhe draftin e Asociacionit. Mos u fsheh.