Site icon PrishtinaPress

Çitaku kërkon falje pasi ra pre e lajmit të rrem

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar falje në lidhje me një status të saj të publikuar më herët, ku thoshte se një autobus kosovarë është sulmuar në Serbi.

Çitaku përmes një shkrimi tjetër në Facebook, arsyetohet se këtë e kishte lexuar në një medium, prandaj megjithëse nuk ishte i vërtet, ajo kishte rënë pre e atij lajmi të rrem, transmeton Indeksonline.

Ajo kërkon falje sinqerisht, duke thënë se nuk dëshiron që të përhap lajme të rreme dhe të shkaktoj panik.

Ja postimi i saj:

Kam qenë e informuar  se ka pasur një sulm, mirëpo kompania e autobusëve në fjalë e ka mohuar një gjë të tillë. Me sa duket ai ishte një lajm i rrejshëm. Unë sinqerisht kërkoj falje. Mediumi që raportoi lajmin për sulmin me sa duket nuk e ka kontaktuar kompaninë e autobusëve.

Ndjehem tmerrësisht keq sepse unë kurrë nuk dua të shpërndajë lajme të rreme dhe në këtë mënyrë të shkaktojë edhe panik.

Ky është një mësim i mirë për mua, dhe për këdo prej nesh për të kontrolluar më mirë burimet tona të informacionit.

Lajmet e rreme janë të rrezikshme. Kjo mund të nxisë konfuzion dhe pasiguri.

Exit mobile version