Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka quajtur shqetësuese raportimet nga mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur për Media, ku sipas saj, ky institucion i pavarur është kapur nga Qeveria e LVV-së.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se është e frikshme vetëm të paramendohet humnera në të cilën ky pushtet është duke e katandisur shoqërinë.
“Nga kapja politike e KPM-së mund të pritet vetëm sulme politike mbi mediat e pavarura dhe cenim i mëtutjeshëm i lirisë së të shprehurit për të gjithë”.
“Nëse procesi është bërë duke shkelur ligjet e rregulloret, atëherë duhet të reagojë menjëherë edhe gjyqësori”.
“Shkatërrimi i shtetit dhe shoqërisë që e kemi ndërtuar me gjak e sakrifica nuk mund të kalojë”, ka thënë Çitaku.