0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku ironizon pasi avokati i viktimave hodhi akuza ndaj mediave: “Bravo, drejtësi se jo mahi”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë një reagim pasi ndër të tjera, mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, ka hedhur akuza ndaj mediave në Kosovë duke thënë se ato përpiqen të hedhin hije dyshime mbi punën e Gjykatës Speciale.

Laws, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur të hënën ndaj ish-krerëve të UÇK-së, u shpreh se zërat e viktimave nuk dëgjohen shpesh në publik apo nëpër media.

Prandaj, Çitaku ironizoi me të duke thënë se “kjo është drejtësi se jo mahi”.

Ish-ambasadorja kosovare në ShBA shkroi në Facebook se kjo dëshmon që Prokuroria po kërkon gjykim nga publiku, jo ballafaqim me faktet e drejtësinë.

“Mes tjerash, Prokuroria në Hagë sot i paska sulmuar edhe mediat. Kjo para së gjithash si veprim në panik, pas masovitetit të marshit të djeshëm. Kjo dëshmon që Prokuroria po kërkon gjykim nga publiku, jo ballafaqim me faktet e drejtësinë. Bravo. Drejtesi se jo mahi”, ka thënë Çitaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img