4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku ironizon me Kurtin: Hajt po shpallim pavarësinë edhe një herë

Sot gjatë ditës është mbajtur mbledhja e radhës e qeverisë, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do ta shqyrtojë nismën për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo Konventën e Parisit.

Rreth këtij deklarimi të Kurtit, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e cila përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova veç se është anëtare e kësaj Byroje që nga viti 2015.

Tutje, në reagimin e saj, ajo e ka parë deklarimin e kryeministrit si skandaloze, duke shtuar me ironi: “Hajt po e shpallim pavarësinë edhe njëherë”.

“Kosova është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave që nga dhjetori i vitit 2015. Kosova po ashtu ka aderuar në konventat relevante të EXPO. Sinqerisht, skandaloze. Hajt po e shpallim pavarësinë edhe një here…”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img