Site icon PrishtinaPress

Çitaku ia publikon një foto Vuçiqit ku lartësonte kriminelin e luftës Mlladiq

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, pas vendimit që u mor për kriminelin e luftës Ratko Mlladiq, ka publikuar një fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e kamufluar vendosjen e emrit të kriminelit serb përmes vendosjes së një shenje tjetër.

Çitaku, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka përmendur vendimin e Tribunalit të Hagës për burgimin e përjetshëm të Mlladiqit, derisa e ka quajtur këtë të fundit “reformist të rremë”.

Mes tjerash, ajo ka shpërndarë në reagimin e saj edhe një fotografi të Vuçiqit, të realizuar më 2007’ën, në të cilën ky i fundit shihet duke e fshehur emrin e rrugës së Radko Mlladiq me një tabelë tjetër.

Reagimi i saj vjen pas vendimit të Apelit të Tribunalit të Hagës, i cili e shpalli fajtor Mladiqin për terrorizëm të popullsisë civile dhe gjenocidin në Srebrenicë, ku gjatë vitit 1995 ishin masakruar mbi 8000 burra e djemë myslimanë.

Gjykata e Apelit ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes së Mlladiqit.

Postimi i plotë i Çitakut:

Presidenti aktual i Serbisë, Vuçiq, duke vendosur një tabelë false në rrugën që mban emrin e Ratko Mlladiqit, më 2007’ën.

Sot, Tribunali i OKB’së dha dënimin me burgim të përjetshëm të Mlladiqit për gjenocid në Bosnjë.

Ky vendim është diçka që nuk pritej nga reformisti i rremë.

Exit mobile version