0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku i reagon Nagavcit për numrin e çerdheve: Kjo Qeveri merr notë kaluese vetëm në propagandë dhe mashtrim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, për numrin e çerdheve të ndërtuara.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku e ka quajtur deklaratën e Nagavcit si mashtrim e përpjekje për manipulim.

Nëse i referohemi situatës me ndërtimin e çerdheve të reja, nëse e shohim në përqindje, çerdhet e reja gjatë periudhës trevjeçare të qeverisjes janë për 850 për qind më shumë sesa që janë realizuar gjatë periudhës 2003-2020”

Me 4 çerdhe të ndërtuara gjatë mandatit të qeverisë Kurti, edhe një 3 vjeçar me njohuri bazike të matematikës do ta dinte që deklarata e ministrës Nagavci është e paskatë. Është mashtrim. Është përpjekje delitanteske për manipulim”, shkroi ajo.

Ajo e ka akuzuar Qeverinë për propagandë.

Në fakt, propaganda dhe mashtrimi është fusha e vetme ku kjo qeveri merr notë kaluese”, shkroi më tej Çitaku.

Nagavci mbrëmë në KTV ka thënë se gjatë periudhës trevjeçare sa ajo ka drejtuar Ministrinë e Arsimit, janë 850 për qind çerdhe më shumë të ndërtuara se sa në periudhën 2003-2020.

Janë në proces, janë finalizuar katër çerdhe, kemi 18 çerdhe që janë në proces të ndërtimit, janë pesë çerdhe që janë adaptuar, pra objekte ekzistuese që i kemi adaptuar për çerdhe. Janë 20 në proces sepse edhe dy janë tenderuar tashmë dhe nëntë objekte që janë në proces të adaptimit”, ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img