1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku i reagon Muratit për qëndrueshmërinë financiare: Ministër, dil pak prej zyrës, pastaj e fshin atë status

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, numëroi sot sukseset e Qeverisë sa i përket masave të marra në përballimin e krizës ekonomike në kohën e “sfidave të vazhdueshme globale”.

Sipas Muratit, Kosova tregoi qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, përkundër sfidave globale.

Lidhur me këtë ka reaguar, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, e këshilloi Ministrin Murati të dal prej zyrës e t’i sheh nga afër bizneset e vogla, mjekët, policët e studentët.

Sipas Çitakut, Ministri i Financave do ta largonte statusin posa ta bënte një gjë të tillë.

Postimi i plotë:

Ministër, dil pak prej zyrës. Fol pak me biznese të vogla, fol pak me mësuesit, mjekët, policët, studentët.

E kur të kthehesh në zyre pasi të kesh takuar qytetarët e këtij vendi, ke me e fshi vet këtë status./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img