Site icon PrishtinaPress

Çitaku i reagon Kurtit: Kontributi juaj i vetëm për liberalizimine vizave ka qenë gazi lotsjellës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti i cili sot lansoi kampanjën e informimit për liberalizimin e vizave, që për kosovarët do të nis më 1 janar 2024.

Çitaku në një postim në profilin e saj në Facebook, i ka thënë Kurtit se kontributi i tij i vetëm në këtë proces ka qenë “ gazi lotsjellës në parlamentin e Republikës dhe kauzat e rreme rreth demarkacionit”.

“Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandimin për liberalizimin e vizave shumë vite para se ju të vini në pushtet”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Pas një pune të gjatë posaçërisht këto dy vitet e fundit, qytetarët e Kosovës më në fund do të lëvizin pa viza, paska thënë Kurti.

Kryeministër,

Kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës në parlamentin e Republikës dhe kauzat e rreme rreth demarkacionit. Ju dhe LVV nuk e keni votuar as pakon ligjore që i ka paraprirë këtij procesi. Njejtë nuk e keni votuar as MSA-në.

Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandimin për liberalizimin e vizave shumë vite para se ju të vini në pushtet.

Mos i fyeni qindra shërbyes civil të cilët kanë punuar me shumë zell e përkushtim.

 

Exit mobile version