0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku i quan gënjeshtra fjalët e Borellit për Hashim Thaçin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar deklaratave të fundit të lehtësuesit të dialogut, Kosovë-Serbi, Josep Borell.

Çitaku i ka quajtur gënjeshtra, fjalët e Borrellit, duke theksuar se presidenti Thaçi në fakt pati dhënë dorëheqje nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës, e se nuk u arrestua asnjëherë, por u vetëdorëzua.

Postimi i plotë i Çitakut:

Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!

Për më tepër, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës.

Deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img