1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku i përgjigjet Mujës, ia përmend Martin Berishajn: PDK-ja i dha fund zhurmës së agregateve

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka quajtur përpjekje të mjera shifrat e publikuara nga deputeti i LVV-së, Armend Muja, i cili thotë se Kosova ka blerë 82.2 milionë euro energji elektrike nga GEN-i në Beograd ndërmjet 2008-2013.

Madje, ligjvënësi i pushtetit tha se GEN-i Beograd është bërë partner importi i KEK pas ardhjes së PDK-së në pushtet.

E për këto akuza, Çitaku tha se janë përpjekje të ulëta të Qeverisë Kurti për ta “arsyetuar dështimin e tyre me 20 vitet e kaluara”.

Për ish-ambasadoren e Kosovës në Washington, pushtetarët po flasin më së shumti për të kaluar si pasojë e mungesës së sukseseve të tyre.

E kontaktuar nga Paparaci, ajo shtoi se kur ka ardhur PDK-ja në pushtet i ka ardhur fundi zhurmës së agregateve në Kosove.

“E duhet përmendur patjetër që çdo projekt për të rritur kapacitetet gjeneruese të Republikës së Kosovës është sabotuar pikërisht nga eksponentë të VV”, tha ajo për Paparacin.

Sipas saj, e fundit ishte edhe lidhja me gaz përçuesin e mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Mes tjerash, ajo përmendi edhe skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i implikuar në shpëlarje parash.

“Nuk mbulohen skandalet e Martin Berishajt dhe mungesa e energjisë duke bërë akuza për 20 vitet e kaluara”, përfundoi Çitaku.

Të hënën, deputeti Armend Muja tha se iimporti i energjisë elektrike kryesisht është bërë nga Kompanitë që shpesh janë vlerësuar si pjesë e mafias ballkanike/serbe të energjisë.

Muja, i cili është edhe anëtar i komisionit hetimor parlamentar për çështjen e energjisë në periudhën 2006-2022, tha se ndërmarrja Publike KOSTT ka nënshkruar kontratë për mbulim të humbjeve në veri me Hamović në vitin 2017.

“(2) Rudnap – në pronësi të Damir Fazlić, nip i Stanishić (shefit të sigurimit tê Milosheviqit) dhe Vojin Lazarevič, djali i Gjeneralit serb Lazarevič. Fazlić dhe Lazarevič kishin në pronësi banka në Shqipëri, Qipro dhe të ndërlidhura me offshore kompani në Panama, Qipro, Malta dhe Ishijt Sychelle”, theksoi ai.

Gjithashtu, Muja tha se Kosova ka blerë energji elektrike nga GEN-i në Beograd, pas ardhjes së PDK-së në pushtet.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img