0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku i përgigjet Gërvallës: S’të merr seriozisht askush, merru me ndonjë njohje, anëtarësim dhe sanksionet e BE’së

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë sot se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është më mirë të merret me ndonjë njohje për Kosovën, sesa me deklarata të opozitës. Këtu Çitaku përmendi edhte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe heqjen e sanksioneve nga ana e BE-së.

“Donikë, paske marrë mundimin me reagu ndaj konferencës time për shtyp. Më mirë kish me qenë me u marrë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ndonjë shtet, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, heqjen e sanksioneve nga ana e B.E. Donikë, nuk të marr seriozisht as une, e çka ështé ma e keqja për Kosovën, ty nuk të merr seriozisht askush”, tha Çitaku.

Tutje, ajo tha se pozita është duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në.

“Jeni duke abuzuar. Jeni duke instrumentalizuar institucionet e shtetit, diplomacinë, policiné, AKI-në. Keni me dhanë përgjegjëse”, deklaroi tutje ajo.

Gërvalla një ditë para takimit me mërgatën në Gjermani e ka sulmuar opozitën. Sipas saj, ish-qeveritë s’po i pengon përmbajtja e takimeve të kryeministrit, por entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën po pritet kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Gërvalla ka thënë se ish-qeveritë jo vetëm që kishin degraduar diplomacinë, por edhe kishin përçarë, përbuzur e përçmuar mërgatën ngado që kishin shkuar.

“Por, nuk është përmbajtja e takimeve të Kryeministrit ajo që i shqetëson ata që për vite të tëra degraduan jo vetëm diplomacinë e Kosovës, por edhe përçanë, përbuzën dhe përçmuan mërgatën kudo që shkelën. Është entuziazmi dhe ngrohtësia me të cilën pritet Kryeministri dhe përfaqësuesit e institucioneve të Republikës nga qytetarët e Kosovës në të gjithë botën, ajo që po iu pengon”, ka shkruar Gërvalla.

“Për kaq shumë vite me radhë, mërgatën dhe diasporën e trajtuan me përbuzje, përçmim dhe mungesë të skajshme të respektit. Kur ishin ambasadorë, ministra apo kryeministra, mërgatën më meritore e përjashtonin nga aktivitetet e organizuara me paratë e tatimpaguesve, duke i tkurrur listat në vetëm anëtarë të rrethit familjar të tyre, të miqve personal dhe në partnerë biznesi. Kur vinin për vizita përfaqësues të institucioneve, i dërgonin nëpër restorante dhe ndeja me pikërisht këta. Përveç shopingut, natyrisht”, ka shkruar Gërvalla sot.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img