1.1 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku i kapet Kurtit për postimin e fundit: Gjuhë e paqartë, a e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj një postimi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se nuk do të ketë masa ndëshkuese gjatë tranzicionit për ndalimin e dinarit.

Lidhur me këtë deklaratë, Çitaku ka thënë se Kurti është tërhequr nga zbatimi i disa masave.

Ajo ka pyetur Kurtin se çfarë saktësisht ka thënë me këtë deklaratë.

Postimi i plotë: 

Në twitter, me një gjuhë të paqartë, duket se Kryeministri qenka tërhequr nga zbatimi i disa masave, dhe kërkon edhe nga institucionet tjera që të veprojnë njëjtë. Po flet për disa informata gjithëpërfshirëse që do të bëhen të ditura ditëve në vijim.

Kryeministër, a po na tregon shkurt e shqip çka ke deshtë me thanë se nuk të kuptuam.

A e ke shtyrë zbatimin e rregullores për valutat e huaja? Apo bëhet fjalë për ndonjë zbrapsje tjetër?

Sinqerisht nuk të kuptova

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img