Site icon PrishtinaPress

Çitaku i drejtohet Kurtit: Ka jeni nisë more kështu – uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar ashpër kryeministrit Albin Kurti për situatën e krijuar në Veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Çitaku ka kërkuar që të ulen tensionet dhe të bashkëpunohet me aleatët, teksa ka përmendur faktin se kryetarët e VV-së në veri sot refuzuan takimin me ambasadorin amerikan.

“Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR Amerikan ishin bërë murë i gjallë në mes turmave agresive dhe zyreve komunale”, shkroi ajo.

Postimi i plotë i Çitakut:

29 Maj 2023, Kryetarët e Komunave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje refuzojnë takimin me Ambasadorin e SHBA dhe atë të B.E.

Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR Amerikan ishin bërë murë i gjallë në mes turmave agresive dhe zyreve komunale.

Ku jeni nisë more kështu?!

Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim.

Ndërkohë, qenka paralajmëruar që KM Kurti nesër do të jetë në Bratislavë në një panel me Lajcak, Gjukanovic, Petkov.

Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë.

Exit mobile version