Site icon PrishtinaPress

Çitaku i del në mbrojtje deputetes së VV-së: Neveritëse sulmet ndaj saj!

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku i ka dal në mbrojtje deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevci, pas disa sulmeve që i mori në rrjetet sociale.

“Neveritëse dhe të papranueshme sulmet denigruese kundër Saranda Bogujevcit. Rrjetet sociale po shpërfaqin brutalisht se sa shumë mllef është mbjellur në këtë shoqëri.

Me lehtësi të padurueshme shajmë, fyejmë, mallkojmë tjetrin, vetëm pse mendon ndryshe. Keq”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version