Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se e vetmja fushë ku shkëlqen kryeministri Albin Kurti, është propaganda.
Çitaku ka thënë se shpreson që sa më parë të mbahen zgjedhjet parlamentare në mënyrë që të matet forca e partive politike.
Shpresoj që sa më parë të kemi zgjedhje parlamentare dhe aty do të bëhet matja e vërtetë. Një është e vërtetë, e vetmja fushë ku shkëlqen kryeministri Kurti është propaganda. Ajo është fusha e vetme ku ai shkëlqen”, ka shtuar ajo në Klan Kosova.
Tutje, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, ka thënë se ajo nuk shqetësohet nëse Kurti po e përfill opozitën ose jo. Sipas saj, Qeveria Kurti duhet ta përfillë shtetin e Kosovës dhe Kushtetutën e saj.