6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku e shqetësuar që kosovarët po i fshehin sulmet e autobusëve nga serbët

Ambasadorja e Kosovës në OKB, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj thyerjes së autobusit nga Kosova në Krushevc të Serbisë.

Me anë të një postimi në facebook, ajo ka thënë se ndjehet e shqetësuar që rastet e sulmeve ndaj autobusëve të Kosovës po fshehen nga vet kompanitë, transmeton lajmi.net.

“Tash na doli, që kompania e udhëtimeve paska fshehur rastet e sulmeve të autobusëve. Rastet qenkan të hapura në policinë e Serbisë, dhe qenkan disa. E unë shqetësohem pse të tjerët nuk reagojnë, kur jemi ne vet që i mbulojmë.  Pa fjalë”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social facebook.

Sulmi i autobusit të Kosovës ka ndodhur sot gjatë ditës, meqë rast ka reaguar edhe ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img