-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku e Nikaj marrin pjesë në takimin e ALDE-së në Lituani, lobuan për mbështetje drejt rrugës evropiane të Kosovës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, bashkë me Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, morën pjesë në takimin e Këshillit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Ajo thotë se gjatë kësaj vizite në Vilmius, u zhvilluan takime me lidershipin e ALDE-së dhe partive anëtare për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme për rrugën evropiane të Kosovës, me fokus të veçantë në Këshillin e Evropës dhe statusin kandidat në Bashkimin Evropian.

Bashkë me Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, morëm pjesë në takimin e Këshillit të ALDE që po mbahet këtë fundjavë në Vilnius të Lithuanisë.

Dy javë pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, partitë anëtare të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), po diskutojnë për lidershipin e ardhshëm të institucioneve të Bashkimit Evropoan, me fokus të veçantë për pozitën e Kryeministres Kaja Kallas, e cila pritet të jetë Përfaqësuese e Lartë për politikë të jashtme të BE-së.

Gjithashtu, delegatët e Këshillit të ALDE kanë mirëpritur edhe vendimin për emerimin e Mark Rutte në krye të NATO-s. Të dy këta vijnë nga familja politike e ALDE.

Gjatë qëndrimit në Vilnius, zhvilluam takime me lidershipin e ALDE dhe partive anëtare për të siguruar mbështetjen e vazhdueshme për rrugën evropiane të Kosovës, me fokus të veçantë në Këshillin e Evropës dhe statusin kandidat në BE.

PDK është anëtare me të drejta të plota në ALDE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img