-1.6 C
Pristina
Tuesday, December 31, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku bën thirrje që të ulen tensionet në veri të vendit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka bërë thirrje që të ulen tensionet në veri të Kosovës dhe të koordinohen hapat me aleatët ndërkombëtar.

Çitaku përmes një postimi në Facebook, ka përmendur edhe mospjesëmarrjen e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe kryetarit të komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me ambasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier.

“Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR Amerikan ishin bërë murë i gjallë në mes turmave agresive dhe zyreve komunale. Ku jeni nisë more kështu?!  Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

Çitaku ka përmendur edhe takimin e kryeminsitrit, Kurti në Bratislavë, teksa ka thënë se qasja avantureske e kombinuar me arrogance mund të kushtojë shtrenjtë.

“Ndërkohë, qenka paralajmëruar që KM Kurti nesër do të jetë në Bratislavë në një panel me Lajcak, Gjukanovic, Petkov. ???? Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë”, ka shkruar Çitaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img