Site icon PrishtinaPress

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, Qeveria është dorëzuar

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas incidentit të fundit të ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku pas shumë të shtënave me armë zjarri, mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë u plagosën.

Çitaku ka theksuar se në vend janë forcuar bandat kriminale dhe ka pyetur se ku janë ministri i Brendshëm dhe ajo e Drejtësisë, duke shtuar se kjo është dorëzim.

Sipas saj, Qeverisja e tyre është reduktuar në propagandë.

“Bandat kriminale kanë marrë zemër. Terror, vrasje, plaçkitje, ikje nga burgjet.  Ku është dora e shtetit? Ku është Ministri i Punëve të Brendshme? Ku është Ministrja e Drejtësisë?  Kjo është dorëzim. Qeverisje e reduktuar në propagandë”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

Exit mobile version