Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar sot lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe zhvillimet e fundit.
Çitaku marr shkas nga deklarata e Frank Wisner, ish-përfaqësues special i SHBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, i cili theksoi se për Kosovën është më mirë të mos përqendrohet shumë në njohjen e pavarësisë nga Serbia, tha se audienca jonë janë Uashingtoni dhe Brukseli, jo Serbia.
Lexoni të plotë postimin e saj:
Po e ripërsëris, audienca e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi nuk është Vuçiqi.
Serbia edhe mund të mos pajtohet me marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke në qendër.
Tek e fundit, nuk janë pajtuar as në Rambuje (marrëveshje e cila na e solli lirinë) e as në Vjenë (marrëveshje e cila na e solli pavarësinë).
Audienca jonë janë Uashingtoni dhe Brukseli. Ata duhet t’i bindim se jemi serioz dhe të përgatitur. Ata mbajnë çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO.