Site icon PrishtinaPress

Çimburi, specialitet kulmor: Kafjall i shijshëm nga mishi i qengjit dhe vezët!

Çimburi është ushqim shumë i shpejtë dhe i thjeshtë, por edhe shumë i shijshëm 

Përbërësit:

▪ 1 kg mish të bluar qengji
▪ 4 vezë
▪ 2 qepë
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ kripë
▪ piper
▪ 1 lugë pure domatesh
▪ 2 lugë majdanoz të grirë imët
▪ 25 g gjalpë (plus edhe pak për lyerje të tiganit)

Përgatitja:

Grijeni imët qepën dhe fërgojeni në gjalpin e shkrirë derisa të skuqet. Shtoni mishin, përzieni mirë dhe fërgojeni bashkë disa minuta.

Sapo të lëshojë mishi pak lëng, shtoni purenë e domateve dhe thelpinjtë e hudhrës dhe vazhdoni t’i fërgoni derisa të vlojë i tërë lëngu.

Qitni kripë, piper dhe shtoni majdanozin, përzieni dhe qiteni mishin në tigan të lyer me gjalpë.

Rrafshojeni dhe bëni me lugë dy hapje (gropa) në mish, dhe në secilën qiteni nga një vezë të freskët dhe piqeni në furrë të nxehur derisa të bardhët e vezëve të forcohet.

Qitni majdanozin e grirë dhe shërbejeni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

Exit mobile version