Home Baner Cilit lider iu ul në gjunjë Edi Rama?

Cilit lider iu ul në gjunjë Edi Rama?

Kryeministri Edi Rama prej më shumë se një ore ndodhet jashtë stadiumit “Air Albania”, ku po pret liderët europianë.

E teksa ka pritur liderët më të lartë të BE, Rama ka bërë një gjest të pazakontë për kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.

Në momentin që Bettel i është afruar me një çantë në dorë, Rama i ka dhënë dorën dhe i është ulur në gjunjë. Nuk dihet se për çfarë arsye kryeministri e ka bërë këtë gjest, port ë dy u panë duke qeshur.

Kujtojmë që liderët e BE kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor duke e bërë kështu Shqipërinë për një ditë, vend të BE./Prishtinapress/

Exit mobile version