7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Cili është raporti i Ridvan Muharremit me Kurtin, përgjigjet avokati Halimi

Ka përfunduar seanca dëgjimore në Gjykatën e Prishtinës, e cila ka vendosur t’ua jap 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve, Ridvan Muharremit, Hafiz Garas e Irfan Lipovicës, nën dyshimet se janë përfshirë në aferën e keqpërdorimit me rezervat shtetërore.

Pas përfundimit të kësaj seance, avokati Mahmut Halimi është pyetur nga gazetarët lidhur me raportin që ka biznesmeni Ridvan Muharremi me kryeministrin Kurti.

Ai ka thënë se kanë raport krejt normal, dhe jo ndonjë afërsi.

“E ka angazhuar Ministria. Drejtpërdrejt ministrja Hajdari. E ka njohur si persona afarist, që ka traditë të gjatë, ka rreth të gjerë të miqve të vetë. Janë mysafir të cilët shkojnë në Restaurantin e tij. Ka një restaurant modest ku shërbehen ushqime tradicionale. Sjellje e shkëlqyer, pritje, nuk ka shkuar vetëm Kurti e ministrat. Por plot ambasadorë”, ka thënë Halimi.

Halimi e ka konfirmuar gjithashtu që ka qenë klienti i tij ai i cili e ka vënë në kontakt Ministrinë me kompaninë për vajin nga Polonia. Një pjesë e madhe e vajit që nuk ka ardhur ende.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img