4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Cili është problemi i Teuta Sahatqiut me anglishten?

Duket se qysh shkoi në New York me post zyrtar, iu është mprehur ndjeshmëria ndaj gjuhës shqipe.
Konsullja e Kosovës në New York Teuta Sahatqija, nuk po pajtohet me përdorimin e gjuhës angleze nga të rinjtë në Kosovë.
Në profilin e saj në Facebook, ajo shkruan se nuk po e kupton dot pse ka gjetur kaq shumë përdorim gjuha angleze, në mesin e njerëzve që flasin vetëm shqip.
“E kuptoj kur shkruhen statuset ne anglisht duke synuar leximin e tyre prej joshqiptareve.
Por nuk po kuptoj pse fëmijët ia urojnë ditëlindjen babait ose vëllait, motrës apo hallës e tezes në anglisht, kur të gjithë njerëzit të përfshirë në këtë “aventurë” janë shqiptarë?
Bile në do raste e di garant se babai apo nëna e tyre nuk dinë anglisht! Thjesht nuk po kuptoj”, shkruan Sahatqija në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img