0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Cili çaj do të jetë ideal për ju përcaktohet nga grupi juaj i gjakut

Çaji është pije jashtëzakonisht e shëndetshme, por a e keni ditur që ndikimi i këtij lëngu në ju, gjithashtu varet nga grupi juaj i gjakut?

Nëse ju pëlqen të pini çaj, për të pasur kënaqësi të plotë, është mirë të zgjidhni një kombinim të bimëve që përputhet me grupin tuaj të gjakut.

Ja si duhet të jetë çaji juaj:

Grupi i gjakut A

Këta persona karakterizohen emocionalisht dhe analitikisht dhe janë të prirë mjaft ndaj stresit. Për personat me këtë grup të gjakut janë për çajin e gjelbër tajlandez zakonisht i quajtur barut, çaj nga lulet e jaseminit të pastër apo me kombinimin e çajit të gjelbër Ying Hao. Rekomandohen edhe kalendula dhe trumza, të cilat ndikojnë shumë në këtë grup gjaku.

Grupi i gjakut B

Personat me këtë grup të gjakut kanë metabolizëm të ngadalshëm, janë të prirë ndaj sëmundjeve autoimune, obezitetit, letargjisë dhe ankthit. Prandaj, këtyre u duhet çaji i gjelbër, ose robiosi organik i njohur si bishtajore afrikane. Të mirë janë edhe çajrat e kuq pa aditivë që freskojnë dhe përmirësojnë qarkullimin.

Grupi i gjakut AB

Këta persona nuk janë posaçërisht intuitave dhe janë të prirë ndaj stresit, por kanë libido të ulët. Këta persona këshillohen të përqendrohen në lloje të caktuara të çajit të gjelbër, çajit të bozhureve apo konsumimi i çajeve të verdha. Përzierja e çajit të gjelbër dhe çajit të mentës posaçërisht sugjerohet. Një kombinim i mirë është hithra me nenexhik e cila është shumë e mirë për këtë grup.

Grupi i gjakut O

Personat që kanë grupin e gjakut zero duhet të shmangin qumështin dhe glutenin. Këta persona ia dalin me stresin, por pasojë e tij zakonisht është dhembja e stomakut apo problemi me ujin. Këtyre personave u sugjerohet të pinë çaj me bazë xhenxhefili. Një kombinim i shkëlqyer, siç thuhet nga “Natural health and beauty”, është një përzierje e xhenxhefilit dhe çajit të pastër japonez Sancho.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img