6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Cilët deputetë të LDK-së i quajtën terroristë aktivistët e Vetëvendosjes?

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala, pas fjalimit të Frashër Krasniqit, tha se është e ndjeshme dhe problematike që për proces gjyqësor të flitet në Kuvend, ndërsa ka kërkuar që të thuhen emrat e deputetëve të Lidhjes Demokratike që i kanë quajtur terroristë aktivistët e Vetëvendosjes, të akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit me zollë.

“Rasti juaj është kthyer në rigjykim dhe nëse ju kërkoni që të mos ndërhyhet atëherë nuk duhet të hapet as debat. Nëse ju thoni që deputetët tonë iu kanë quajtur terroristë atëherë ju lus t’i përmendni me emër e mbiemër se kush janë ata”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK-së.

Ndërsa, Dardan Molliqaj i është përgjigjur Shalës, duke thënë se ishte deputetja Besa Gaxherri, por edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, që disa herë i kishte quajtur terroristë aktivistët e VV-së.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img