0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Cilat ushqime e shkatërrojnë lëkurën?

Shumë studime kanë treguar se ushqimi që konsumojmë ndikon në shëndetin e trupit tonë, si dhe në shëndetin e lëkurës sonë. Sipas Daily Mail, një dietë e pasur me fruta dhe perime mund t’i japë lëkurës sonë një shkëlqim, si dhe një pamje rinore. Megjithatë, disa ushqime mund të çojnë në probleme të lëkurës si puçrra, , lëkurë të thatë dhe madje edhe rrudha.

“Ka disa ushqime që u rekomandoj të gjithë pacientëve të mi t’i shmangin për të ruajtur shëndetin më të mirë të mundshëm të lëkurës”, shpjegon dermatologia Thivi Maruthappu, e cila renditi disa ushqime që thotë se nuk i konsumon kurrë.

Së pari, ajo pretendon se ne duhet të shmangim kryesisht konsumimin e ushqimeve të pasura me sheqer të rafinuar. Gjegjësisht, dihet se konsumimi i tepërt i sheqerit mund të shkaktojë shtim në peshë dhe prishje të dhëmbëve, por kjo nuk është e mirë as për lëkurën tonë. Shumë sheqer i rafinuar mund të nxisë proceset e plakjes në qelizat e trupit, paralajmëron Maruthappa.

Përveç ushqimeve të pasura me sheqer, ajo pohon se pijet alkoolike janë gjëja e dytë që e shkatërron më shumë lëkurën tonë. Sipas saj, konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit jo vetëm që shkakton varshmëri, por është edhe i tmerrshëm për lëkurën tonë. Efekti diuretik që inkurajon trupin të nxjerrë më shumë lëngje çon në humbjen e lëngjeve dhe lëndëve ushqyese që janë jetike për një lëkurë të shëndetshme

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img