0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Cilat janë ushqimet që ulin nivelin e sheqerit në gjak?

Sipas ekspertëve, edhe të sëmurët me tumore të ndryshme duhet të kujdesen për të ruajtur një niveli të ekuilibruar të sheqerit në gjak

Për këtë arsye dietës suaj nuk duhet t’i mungojnë pesë ushqimet e mëposhtme.

Perimet jeshile: spinaqi, brokoli, rukola, qepa e njomë, hudhra, preshtë, sallata jeshile dhe lakrat e Brukselit nuk duhet të mungojnë në shportën tuaj të konsumit. Ato përmbajnë kripëra minerale të rëndësishme për organizmin, si magnezi që ju ndihmon të ruani ekuilibrin e sheqerit në gjak.

Farat: Farat janë shumë të pasura me antioksidantë, proteina, vitamina, acide yndyrore, kripëra minerale si magnezi dhe hekuri. Konsumi i tyre ju ndihmon të keni nivele të qëndrueshme të glukozës në gjak. Gjithashtu janë një aleat i mirë kundër hipertensionit dhe diabetit. Në regjimin tuaj ushqimor nuk duhet të mungojnë : farat e linit, lulediellit, farat e kërpit, susamit dhe farat e kungullit.

Kakao e hidhur: Kini kujdes, nuk po flasim për kakaon e ëmbël në trajtë pluhuri që kemi të gjithë në shtëpitë tona, por për kakaon e vërtetë. Ajo përmban shumë magnez dhe fibra çka ju ndihmon të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.

Bajamet: Bajamet janë një burim i mirë fibrash dhe proteinash. Ato përmbajnë gjithashtu magnez, madje më shumë se çdo lloj fruit tjetër i thatë. Konsumi i pesë kokrrave bajame në ditë ndihmon të ruani nivelin e glukozës në gjak dhe ju mbron nga problemet kardiake.

Drithërat integrale: Drithërat integrale përmbajnë më shumë fibra sesa drithërat e përpunuara. Ndër më të dobishmet për organizmin përmendim tërshërën, orizin, elbin, kuinoan dhe grurin. Ndihmojnë në filtrimin e gjakut, ulin nivelet e kolesterolit të keq dhe sheqerit në gjak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img