250 mijë llogaritet të jetë numri i armëve ilegal në Kosovë që nga paslufta e deri më sot.
Në një numër të rasteve dyshohet se ato armë janë përfshirë në raste të vrasjeve e të plagosjeve.
Nga organizata vendore e ndërkombëtare por edhe nga vet policia është bërë thirrje që armët pa leje të dorëzohen dhe të shmanget përdorimi i tyre.
Por, është bërë thirrje që edhe të legalizohen ato.
E si duket një pjesë qytetarëve e kanë marrë parasysh.
Sipas të dhënave që Ministria e Punëve të Brendshme i ka dërguar në adresë të Klankosova.tv janë 41 mijë e 684 persona që posedojnë armë me leje.
Këto janë kriteret se si qytetarët mund të pajisen me leje për armë:
Ligji për armë 05/L-022 neni 7
Kriteret për person fizik
1. Personi fizik që aplikon pajisje me leje për armë duhet t’i plotësojë këto kritere:
1.1. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, apo i huaj me leje qëndrim të përhershëm;
1.2. të ketë mbushur moshën njëzetenjë (21) vjeçare, të vërtetuar me letërnjoftim apo dokument tjetër me fotografi të lëshuar nga MPB-ja;
1.3. vërtetimin e të kaluarës kriminale;
1.4. vërtetimin nga gjykata që nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë.
2. Kriteret shtesë me qëllim të marrjes së lejes përkatëse janë:
2.1. dëshmia për aftësi të plotë ligjore për veprim;
2.2. dëshmia se ka aftësi psikofizike;
2.3. dëshmia se ka të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës;
2.4. dëshmia për anëtarësi të rregullt, i certifikuar si gjahtar në shoqatën e gjahtarëve. Ky kriter vlen vetëm për rastet kur arma legalizohet për qëllim gjahu.
4. Afati i lejes për armë është pesë (5) vjet dhe mund të vazhdohet për afatin e njëjtë.
5. Taksa për një leje është pesë (5) euro.